Arrestohet operatori turistik pas ngjarjes me Jet Ski në Durrës, ishte në shkelje të ligjit

Date:

Share post:

Pranga për pronarin e jet skisë që u përdor në incidentin që mori jetën e një turisti në Durrës.
Policia e Durrësit ka arrestuar Luis Xhumarin, operator turistik, për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, pas incidentit tragjik që ndodhi në det me dy pushues anglezë, ku humbi jetën drejtuesi 34-vjeçar i një Jet Ski.

Ngjarja ndodhi në thellësi të detit, ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i saktë i vdekjes së viktimës. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e ndonjë problemi shëndetësor, si p.sh. atak kardiak.

Nga verifikimet e policisë rezulton se viktima nuk posedonte lejen për drejtimin e mjetit lundrues, ndërkohë që operatori turistik që ia kishte dhënë me qira mjetin është konstatuar në shkelje të rregullores. Sipas ligjit, motorët e ujit mund të jepen me qira vetëm për persona mbi 18 vjeç dhe drejtuesi duhet të jetë i pajisur me leje përkatëse të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare. Në rast se pushuesi nuk e zotëron këtë leje, drejtimi i mjetit duhet të bëhet nga një punonjës i operatorit.

Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për sigurinë në plazhet turistike dhe zbatimin e rregullave ligjore nga operatorët turistikë në sezonin veror.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dyshohet se u vra për 500 euro borxh nga i riu italian, bashkëshortja e 31-vjeçarit shqiptar rrëfen dhimbjen

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 31-vjeçarit shqiptar, Denaldo Maxhallaku, i cili u gjet...

Nga 1 janari, rritje pagash për të gjithë efektivët e Policisë, sa do të përfitojnë sipas gradave

Punonjësit e Policisë së Shtetit pritet të përfitojnë rritje pagash nga 1 janari, ku efektivët e rolit bazë...

Tragjedia me 68 viktima në Spanjë/ Tre gabimet që çuan në përplasjen e trenave

Spanja po përballet me pasojat e një prej aksidenteve më të rënda hekurudhore, ku të paktën 68 persona...

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...