MAS: Publikimi i tezës nuk cënon integritetin e Maturës Shtetërore. Maturantët: Provimi i një shkalle mesatare vështirësie

Date:

Share post:

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar pas publikimit të tezës së provimit të gjuhës së huaj, sapo kishte nisur procesi në të gjitha qendrat e testimit në vend. Në një deklaratë për mediat, MAS siguron maturantët, prindërit, mësuesit dhe opinionin publik se ky akt i papërgjegjshëm nuk ndikon në rrjedhën e procesit dhe nuk cënon integritetin e Maturës Shtetërore 2025.

“Provimi i parë i Maturës Shtetërore, ai i gjuhës së huaj, po zhvillohet në përputhje të plotë me rregulloren në fuqi dhe në kushte maksimale sigurie dhe transparence. Procesi është i garantuar për 27 mijë maturantë në të gjithë Shqipërinë dhe po zbatohet me standardet më të larta të testimit”, – thuhet në reagimin zyrtar të MAS.

Ministria dënon me forcë çdo përpjekje për të dëmtuar besueshmërinë e procesit, duke theksuar se fotografimi dhe publikimi i tezës pasi ka nisur provimi nuk e zbeh punën e palodhur të mësuesve, administratorëve dhe strukturave arsimore në të gjithë vendin.

“Matura Shtetërore është ndërtuar mbi një sistem të konsoliduar kontrolli dhe mbikëqyrjeje, që përfshin hartimin e testeve me siguri të plotë, përgatitjen e stafit administrativ, testet model, para-testimet dhe mbështetjen psikologjike për maturantët”, thekson më tej MAS, duke shtuar se janë forcuar edhe elementët teknikë të administrimit, si kamerat e sigurisë dhe standardet e hyrje-daljeve.

Ndërkohë, maturantët e pyetur pas përfundimit të provimit shprehen të lehtësuar nga mbyllja e provimit të parë dhe të kënaqur me ecurinë e tij.

“Provimi ishte i një shkalle mesatare vështirësie. Kishte pyetje të pritshme dhe të përballueshme për këdo që është përgatitur. Për të tjerë mund të konsiderohet i vështirë”, – tha një maturante në Durrës.

Edhe në qytete të tjera, nxënësit e intervistuar u shprehën se testi ishte i drejtë dhe i ndërtuar mbi temat e trajtuara gjatë vitit shkollor. Po për nxënës të tjerë, niveli ishte më shumë se B2. Pjesa më e madhe e tyre vlerësuan organizimin dhe kushtet në ambientet e provimit, si dhe mbështetjen nga mësuesit dhe stafi administrativ.

Për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, prioritet i panegociueshëm mbetet suksesi i çdo maturanti dhe garantimi i së drejtës për të zhvilluar provimin në kushte të barabarta, ndërsa angazhimi për një proces të drejtë dhe të ndershëm do të vijojë gjatë gjithë periudhës së Maturës Shtetërore 2025.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...