Plagosje për një copë tokë: Fqinji qëllon çiftin pas sherrit për bagëtitë

Date:

Share post:

Përgjaket Kurban Bajrami në Kavajë. Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Gosë të Rrogozhinës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me armë zjarri. Të plagosurit janë bashkëshortët Sami dhe Nadire Disha, të cilët, sipas deklarimeve paraprake, janë qëlluar nga fqinji i tyre pas një debati për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje verbale që, sipas familjarëve të çiftit, ka nisur për shkak të bagëtive që kishin hyrë në tokën e autorit të dyshuar, Shpëtim Osma. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur çiftin Disha. Gruaja është qëlluar në bark, ndërsa burri në këmbë.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë marrë në pyetje nga policia, ku kanë dhënë dëshminë e tyre mbi rrethanat e konfliktit, të cilin e kanë cilësuar si banal.

Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorit të dyshuar, i cili është larguar nga vendngjarja pas sulmit. Hetimet janë në vijim për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...