Mbrëmja e 7 qershorit solli në qytetin e Korçës një nga ngjarjet më të bukura dhe më të pritura të vitit, Karnavalet e Korçës, një festë pagane, e traditës, artit dhe shpirtit të gjallë qytetar që shndërroi rrugët e qytetit në një skenë të madhe shumëngjyrëshe dhe plot energji.


Ky edicion i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve mblodhi trupa artistike nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës, të cilat performuan me kostume madhështore, koreografi të kuruara dhe një pasion të dukshëm për artin e rrugës. Paradat, performancat muzikore dhe shfaqjet e lira të improvizuara ndezën atmosferën dhe i dhanë Korçës një pamje si nga përrallat.



Banorët e qytetit dhe vizitorët, të mbledhur përgjatë bulevardit dhe shesheve, përjetuan një spektakël unik që ndërthurte trashëgiminë kulturore me stilin bashkëkohor artistik.
Njerëzit kërcyen, kënduan dhe festuan së bashku, duke treguar edhe një herë se Korça nuk është thjesht një qytet, por një mënyrë jetese.
Karnavalet nuk janë vetëm një festë e argëtimit, por edhe një ngjarje që promovon turizmin, bashkëpunimin kulturor ndërkombëtar dhe krenarinë lokale. Korça vazhdon të dëshmojë se është një qendër e rëndësishme kulturore dhe një destinacion i dashur për këdo që kërkon emocion, art dhe mikpritje, jo vetëm në dimër.
©️zërionline


