Qeparo dhe Borsh, në fokus të prestigjiozes britanike

Date:

Share post:

Prestigjozja britanike “The Times” i ka dedikuar një artikull jugut të Shqipërisë, duke e përshkruar si një anë të fshehtë dhe piktoreske të vendit për turizëm. Gazetarja britanike Laura Sanders, së bashku me “Undiscovered Balkans”, një kompani e vogël britanike udhëtimesh e specializuar në aventura të pazakonta, mori pjesë në një tur shtatë ditor në jug të Shqipërisë.
Pjesë e këtij turi ishin edhe fshatrat Qeparo dhe Borsh, të Bashkisë së Himarës.
Ja si e përshkruan përvojën e saj në këto fshatra gazetarja britanike.

“Mbërrita në Qeparo, një nga fshatrat më të qetë bregdetarë në qarkun e Vlorës, ​​pas një udhëtimi tre-orësh me makinë nga Tirana. U zgjova me pamje nga Qeparoja e Vjetër, fshati bujqësor në shpatin e kodrës, që zbriste nga mali për të takuar Qeparoin e Ri në bregdet, ku baret e plazhit dhe qendrat e marrjes me qira të varkave po përgatiteshin për sezonin.

Mikpritësja jonë ishte Mirela Kokëdhima, e cila drejtonte bujtinën në fermën e saj në majë të kodrës, diku midis dy Qeparove. Ajo na shërbeu vezë, djathë dhie, kos, sallatë, ëmbëlsira me çokollatë të bëra në shtëpi, salçiçe dhe kafe turke.

Në këtë fillim sezoni, deti ishte shumë i trazuar për të lundruar me kajak, kështu që e kaluam ditën e parë duke ecur përgjatë bregdetit. Grupi ynë prej tetë britanikësh, me moshë nga 30-50 vjeç, eci përgjatë shkëmbinjve gëlqerorë karstikë me pamje epike të fshatrave tradicionalë dhe ujërave të kristalta.

Aroma e luleve të egra ndihej kudo dhe zogjtë cicëronin nga degët aty pranë. Nëntë milje më vonë zbritëm në plazhin e Borshit dhe i zhytëm këmbët e lodhura në ujin e freskët të Jonit, duke shijuar një birrë në dorë”.

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...