Gjatë një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Kapshticë u sekuestruan në një mjet që udhëtonte drejt Greqisë 6 kilogramë lëndë narkotike e llojit heroine.

Për këtë rast janë arrestuar drejtuesi i mjetit ku u gjet droga si dhe katër punonjës policie të kufirit, mes tyre një përgjegjës turni.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 kg e 134 gr lëndë narkotike e dyshuar “Heroinë”, 5 aparate celularë, 256 fishekë (pistoletë model TT), 20 fishekë armë gjahu model 12 dhe një automjet.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e veprimtarisë dhe rolit që kanë punonjësit e policisë kufitare në Kapshticë
Të arrestuarit:
1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec, drejtuesi i automjetit
2.N/komisar Ylli Dushku me detyrë Përgjegjës turni në PKK Kapshticë
3.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në PKK Kapshticë
4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë trupë shërbimi në PKK Kapshticë
5.Inspektor Denion Myteberi me detyrë trupë shërbimi kontrolli tek vija e dytë, në PKK Kapshticë.
©️zërionline


