Garazh i përfshirë nga flakët në Durrës, evakuohen banorët

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu natën e së mërkurës një garazh në katin përdhes të një pallati në lagjen Spitallë të Durrësit, pranë ish-zdrukthtarisë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke krijuar panik mes banorëve të zonës, të cilët u gjendën mes tymit dhe zhurmës së sirenave.

Në vendngjarje ndërhynë me urgjencë forca të shumta zjarrfikëse, të cilat arritën ta vinin zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat e sipërme. Për të garantuar sigurinë, u vendos një perimetër sigurie dhe banorët e pallatit u evakuuan përkohësisht.

Zija Zeqiri, pronari i garazhit ku nisi zjarri, u shpreh se ai nuk e kishte përdorur ambientin prej rreth tre muajsh dhe e kishte të vështirë të shpjegonte se si mund të kishte shpërthyer zjarri. “Është e pashpjegueshme për mua. Nuk e kam hapur fare këtë vend prej muajsh, për shkak të arsyeve shëndetësore ”, u shpreh ai.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shërbimi zjarrfikës dhe policia kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa ekspertët pritet të analizojnë nëse bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike apo ndonjë faktor tjetër.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë/ ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën

Sekretariati i Etikës u mblodh sot online dhe bazuar në kërkesën e Partisë Socialiste, përjashtoi me 10 ditë të kryedemokratit...

Fier/Veliaj liron nga detyra 2 nënkryetarët Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra! Emërohet Etleva Bisha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe...

Tiranë/Arrestohet në Vorë 41-vjeçari i rrezikshëm, në arrest shtëpie!

Arrestohet në Vorë 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça. Momentin e ndalimit ka kundërshtuar efektivët që...

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...