Zi në Deçan e Kanada, Nënë e bir mbyten në pishinë

Date:

Share post:

Deçani, këtë të enjte, u përball me pasojën e një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Kanada dhe ka tronditur komunitetin atje, por edhe në Kosovë nga ishin dy viktimat. Një nënë e re dhe djali i saj i mitur dyshohet se janë mbytur në një pishinë, në rrethana që ende nuk janë sqaruar plotësisht.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili përmes një postimi emocional në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen për humbjen e Elzina Halit Ramosajt dhe djalit të saj, Elonit.

“Na e keni vrarë zemrën sot”, shkruan Ramosaj. I kontaktuar nga mediat, Ramosaj ka treguar shkurtimisht një version të mundshëm, po bindës të ngjarjes: “Dyshohet që djali ka rënë në pishinë dhe nëna ka hyrë për ta shpëtuar, po nuk ka mundur”.

Megjithatë nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi rrethanat e vdekjes së dyfishtë. Policia është vënë në lëvizje për të mbledhur informacion dhe për të hetuar më tej këtë rast tragjik që ka prekur opininionin publik dhe zemrat e shumë qytetarëve.

Fjalët e fundit të kryetarit Ramosaj tingëllojnë si një homazh i thjeshtë dhe i thellë:
“Elzina dhe Elon, u prehshi në paqe!”

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...