Kriza në “Urdhrin e Psikologut”, Kur psikologët harrojnë etikën profesionale dhe bllokojnë institucionin

Date:

Share post:

Institucioni i “Urdhrit të Psikologut” ndodhet prej ditësh në një situatë absurde dhe shqetësuese, që më shumë ngjan me një konflikt personal sesa me një përballje institucionale të qytetëruar. Pas zgjedhjeve të 5 qershorit, ku Brunilda Laboviti u shpall më e votuara për postin e presidentes, ish-kryetarja Valbona Treska, e cila nuk ishte kandidate dhe e kishte përfunduar mandatin, refuzon të dorëzojë detyrën.

Situata ka degraduar deri në atë pikë sa dera e institucionit është mbyllur fizikisht dhe “Urdhri i Psikologut” ka mbetur jashtë funksionit, duke sjellë një precedent të rrezikshëm për besueshmërinë e këtij institucioni që duhet të përfaqësojë etikën, stabilitetin dhe standardet profesionale të komunitetit psikologjik.

Reagimet nuk kanë munguar as nga vetë psikologët, të cilët të indinjuar, kërkojnë transparencë dhe zbatim të rregullave. “Kam ardhur të di çfarë është bërë me votën time? I kam pasur të dyja pedagoge dhe nuk e kuptoj çfarë po ndodh! I harruan leksionet që na jepnin kur ishim studentë për të pranuar humbjen? Nuk janë bërë psikologët për psikolog. Zonja Treska duhet të largohet”, – tha një prej anëtareve.

Ndërkohë, presidentja e zgjedhur Laboviti ka paralajmëruar ndjekje ligjore dhe një kallëzim në gjykatë, duke akuzuar për shkelje të hapura të ligjit dhe bllokim të institucioneve.

Në këtë klimë kaotike, “Urdhri i Psikologut” publikoi një deklaratë zyrtare, duke u përpjekur të legjitimojë mosnjohjen e zgjedhjeve me argumentin se “nuk është arritur shumica e thjeshtë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare”, ndaj rezultati sipas tyre “nuk është i vlefshëm”.

Por kjo deklaratë nuk mjafton për të shuar shqetësimet, sepse nëse procesi zgjedhor kishte mangësi procedurale, ai duhej të ishte kontestuar përpara, sapo u konstatua pjesëmarrja që e bën të pavlefshëm dhe jo pasi doli rezultati. Mungesa e transparencës, vonesat në certifikimin e rezultatit dhe përpjekja për të ruajtur pushtetin jashtë mandatit, e kthejnë këtë përplasje në një krizë legjitimiteti dhe morali.

Një ironi e hidhur për profesionistët që çdo ditë predikojnë etikën, menaxhimin e konflikteve dhe shëndetin mendor, por që, në këtë rast, duken të paaftë për të menaxhuar qoftë edhe një kalim të thjeshtë stafetash në mënyrë demokratike dhe të përgjegjshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...