Windsurf në gjirin e Durrësit, nga Porto Romano te Kepi i Rodonit

Date:

Share post:


Me rërën që ngrohet nga dielli dhe horizontin që shtrihet i pafund në Adriatik, Durrësi nuk është vetëm një destinacion për plazhistët, por një parajsë e vërtetë për ata që ndjekin erën, të apasionuarit e windsurf-it.

Në gjirin e Porto Romanos, nën tingujt e dallgëve dhe në pritje të brezave të erës, të apasionuarit e këtij sporti, amatorë a profesionistë qofshin, përgatiten me kujdes.  Vela, dërrasa, erë e kripur plot jod dhe mushkëri të mbushura me adrenalinë. Është një rutinë që nuk lodh kurrë, përkundrazi, ushqen pasionin.

Porto Romano, edhe pse zonë industriale, po kthehet në një hapësirë alternative për sportet ujore. Erërat e qëndrueshme që fryjnë në mesditë e tutje dhe gjiri i gjerë e i mbrojtur e bëjnë atë ideal për ata që janë në fillimet e këtij sporti, por edhe për të avancuarit që kërkojnë manovra më të guximshme.

Rrugëtimi i uindsërfistëve nuk ndalet aty. Ata shpesh ndjekin linjën bregdetare në vazhdim, aty ku panorama është një përzierje e mrekullueshme midis qytetit dhe natyrës. Në ditët kur era fryn më fort, sfida e tyre bëhet më e ëmbël, me shpejtësi mbi valë dhe ndjesinë unike të të qenit njësh me detin.

Të apasionuarit nuk ndalen as  kur plazhet boshatisen nga pushuesit e zakonshëm, por era vijon të fryjë me ritme të përsosura. Madje i gjurmojnë ato, plazhet e qeta. 

Aty, pasioni merr një dimension më intim, mes njeriut dhe natyrës, pa spektatorë, pa zhurmë, vetëm për kënaqësinë e pastër.

Nga Porto Romano e deri tek Kepi i Rodonit, windsurfistët dinë ta ndjekin erën. Për ta, ajo nuk është vetëm një fenomen natyror, por një udhërrëfyes që i çon përtej limiteve fizike e mendore, drejt një lirie që vetëm deti mund ta ofrojë.

Nëse je aty, në breg, dhe sheh një siluetë që rrëshqet me shpejtësi mbi dallgë, dije se nuk po shikon thjesht një sportist apo të apasionuar, por një ëndërr që fryhet nga era.

V. Q.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...