Vrasja brutale në Itali, ish-burri e goditi 10 herë me thikë dhe më pas me shkelma

Date:

Share post:

Viktima, Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u qëllua për vdekje me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, banues në zonën e Perugias dhe me profesion fermer.

Sipas të dhënave nga hetimet, Hudhra e kishte kaluar ditën me djalin e tij 21-vjeçar, Mario. Më pas, ai kishte marrë një skuter, mjet i zgjedhur qëllimisht për të mos u vënë re, pasi viktima “do ta njihte makinën e tij”, dhe ishte drejtuar drejt qendrës, në rrugën Benadduci, ku ndodhi edhe sulmi.

Gentiana, që punonte si kujdestare, po fliste në telefon me një mik në momentin kur u sulmua nga pas. Hudhra e qëlloi me thikë rreth 10 herë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, të cilën e kishte fshehur më parë nën rrobat e punës. Më pas, ai e goditi edhe me shqelma ndërsa viktima ishte përtokë.

Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm. Një kalimtar u afrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra. Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje.

Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje shtoi: “Donte të m’i helmonte. Unë duhej t’i liroja.” Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja.”

Në makinën e tij u gjetën edhe thika të tjera, ndërsa njëra prej tyre ishte mbështjellë në një qese plastike e futur nën tutat e punës. Prokuroria ka ngritur akuzën për vrasje të paramenduar, e rënduar nga mizoria dhe nga fakti që viktima është grua. Hetuesit po vlerësojnë nëse do të kërkohet edhe një ekspertizë psikiatrike për autorin e rrëfyer të krimit.

Nikollaq Hudhra kaloi natën e parë në izolim në burgun Montacuto të Ankonës. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet mes ditës së hënë dhe të martë. Sipas autoriteteve, nuk kishte shenja të menjëhershme që Gentiana Kopili të ishte në rrezik, pasi ajo vijonte aktivitetin e saj normal si punonjëse kujdestare.

Ky është femicidi i 33-të në Itali që nga fillimi i vitit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...