Kallm/ çlirohen plazhet e zaptuara në bregdet

Date:

Share post:

Policia e Durrësit po vijon aksionin “Plazhi i Lirë”, që synon t’u rikthejë pushuesve hapësirat publike të zëna në mënyrë të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Gjatë kontrolleve të fundit në lagjen nr. 15, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan tri parcela publike në plazhin e Kallmit të bllokuara me pajisje plazhi pa lejen përkatëse. Pasi u larguan strukturat provizore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për pasojë, ndaj shtetasve A. H., 61 vjeç; E. S., 36 vjeç; dhe F. H., 64 vjeçe, të tre banues në Durrës, është ngritur procedim penal në gjendje të lirë për “zaptim toke” dhe “ushtrim aktiviteti pa leje”. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Policia deklaron se kontrollet do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit veror në të gjitha plazhet e qarkut, për të garantuar shfrytëzimin e lirë dhe të ligjshëm të zonave publike dhe për të verifikuar subjektet që ofrojnë shërbime plazhi.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të...

Drejtësi për Ilaria Sulën, nëna pas vendimit: “Pusho në paqe, engjëlli im!”

Pas më shumë se një viti dhimbje, familja e 22-vjeçares shqiptare përjeton një moment lehtësimi pas vendimit të...

Zjarr i madh në dy restorante në Librazhd

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme dy restorante në qytetin e Librazhdit, duke vënë në lëvizje forcat...

Hakerat godasin sistemin online të Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA, ndërpritet shërbimi një javë para votimeve

Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që...