Notat e maturës: Ekselenca në gjuhë të huaj, mungon në gjuhë shqipe

Date:

Share post:

Rezultatet e provimeve të dyta të maturës shtetërore, në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi, janë publikuar mbrëmjen e së premtes, duke sjellë një pamje më të qartë të performancës së maturantëve në këtë fazë të rëndësishme të arsimit parauniversitar. Por krahasimi me provimin e parë, atë të gjuhës së huaj, nxjerr në pah një kontrast të thellë.

Në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, 365 maturantë rezultuan me notën 4.00, ndërsa vetëm 29 arritën notën maksimale 10.00. Nota mesatare u përllogarit në 6.87, por me një përqindje kalueshmërie prej 98.58%.

Në të kundërt, provimi i gjuhës së huaj, që u zhvillua më 3 qershor, pati më shumë ngelësa, plot 399 maturantë morën notën 4.00. Por në të njëjtën kohë, edhe më shumë nota të shkëlqyera, 216, duke treguar se rezultatet në këtë provim ishin më të polarizuara. Nota mesatare për gjuhët e huaja ishte 7.8 dhe kalueshmëria, 98.45.

Nga njëra anë, maturantët kanë pasur më pak sukses në arritjen e niveleve të larta në Gjuhën Shqipe, ku notat mbi 9 ishin shumë më të rralla. Nga ana tjetër, në provimin e gjuhëve të huaja, që përfshinte anglishten, italishten, frengjishten etj. pati më shumë skaje, dështime, por edhe sukses.

Kalendari i maturës vazhdoi me provimin e matematikës më 17 qershor, ndërsa më 24 qershor do të zhvillohet provimi me zgjedhje, që do të kompletojë dosjen e rezultateve për aplikimin në universitet.

Këto rezultate ngrenë pyetje të rëndësishme mbi cilësinë e mësimdhënies në gjuhët e huaja dhe përgatitjen për analizën gjuhësore dhe letrare në gjuhën amtare. Edhe pse gjuhës shqipe nuk i mungon përqindja e lartë e kalueshmërisë, mungesa e ekselencës dhe numri i ulët i notave të plota tregon një performancë të vakët, që kërkon analizë të thelluar nga MAS dhe strukturat arsimore, si dhe mënyrën e matjes së dijeve përmes testimit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Homazhe dhe protestë në heshtje para Bashkisë, Nesër protestohet sërish

Një grup banorësh të lagjes 15 në Durrës, të zonës ku ndodhi edhe aksidenti tragjik, janë mbledhur mbrëmjen...

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...