Uji i pijshëm, ende një luks në Durrës?

Date:

Share post:

Një njoftim i Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Durrës (SHRUKD) pasditen e së shtunës nxjerr sërish në pah një nga problemet më të ndjeshme të jetës së përditshme, mungesën e një sistemi të qëndrueshëm për furnizimin me ujë të pijshëm. Sipas njoftimit të fundit, defektet në rrjetin e OSHEE-së në zonën e Fushë Kuqes kanë detyruar stakimin e stacioneve të pompimit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot, duke rrezikuar furnizimin me ujë në një sërë zonash përreth.

Në thelb, ky është një realitet i përsëritur që ngre pyetje serioze për koordinimin ndërinstitucional dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturë që duhet të garantojë shërbime bazë siç është uji i pijshëm, i cili nuk mund të jetë i varur nga ndërprerjet e zakonshme të energjisë elektrike. Pse stacionet e pompave nuk janë të pajisura me gjeneratorë rezervë? Pse nuk ka një plan emergjence të qartë për raste të tilla, që të mos e pësojnë gjithmonë qytetarët?

Apo ka nisur kriza e ujit me rritjen e temperaturave?

Ndërkohë që SHRUKD apelon për mirëkuptim dhe siguron se është në kontakt të vazhdueshëm me OSHEE-në, mbetet e paqartë se sa shpesh duhet të ndodhë një ndërprerje që autoritetet ta konsiderojnë të nevojshme një zgjidhje afatgjatë. Uji nuk është luks, është një nevojë themelore dhe shërbimi ndaj qytetarëve nuk duhet të jetë kaq i cenueshëm.

Në mungesë të një infrastrukture të besueshme dhe të një komunikimi të qartë e në kohë me publikun, qytetarët do të vazhdojnë të përballen me pasojat e një sistemi që reagon, por nuk parandalon. Dhe kjo, në vitin 2025, është thjesht e pajustifikueshme.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...