Presidenti i Serbisë, AleksandërVuçiqç, ka emëruar Shpresa Berishën në gradën më të lartë të ushtrisë, gjenerale, dhe e ka ngarkuar atë me detyra të veçanta, sipas një njoftimi të bërë nga eksperti i sigurisë, Bedri Elezi. Dyshohet se po ngrihet një strukturë e fortë shqiptare brenda ushtrisë serbe.

Jo pa ironi, Elezi shkruan se emërimi i Shpresa Berishës vjen si rezultat i performancës së saj në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, të cilat, sipas presidentit serb, kanë qenë vendimtare për avancimin e saj në hierarkinë ushtarake.
Në një postim publik, eksperti i sigurisë dhe gjeopolitikës Elezi shkruan:
“Gjeneral Shpresa Berisha qenka ngarkuar me detyra speciale nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo u gradua para disa muajsh me gradën gjeneral në ushtrinë e Serbisë.”
Gjatë ceremonisë së gradimit, Vuçiç theksoi se Berisha “përfaqëson denjësisht ‘Kosovo e Metohinë’ dhe e cilësoi atë si një shembull të marrëdhënieve të forta me komunitetin ndërkombëtar. Ai shtoi se Shpresa Berisha është me origjinë nga Peja.
Ndërkohë, ajo është edhe motra e Demo Berishës, ministër aktual në qeverinë serbe.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime dhe shqetësime, sidomos në rrafshin e sigurisë, për shkak të rolit të saj të ri dhe të përfshirjes në struktura të ndjeshme të shtetit serb.
©️zërionline


