Festa e Detit 2025, Homazh për trashëgiminë detare të Durrësit

Date:

Share post:

Në një qytet që ka lindur e shtrihet buzë detit dhe që prej mijëra vitesh ka ndërtuar identitetin e tij mbi valët, vela dhe horizonte detare, Festa e Detit merr kuptim të veçantë. Durrësi, taverna e Adriatikut, streha e Teutes, porti i lashtësisë, i tregtisë dhe i shpresave që nisen drejt largësive, jeton me detin dhe prej detit. Prandaj, kjo festë është më shumë se një aktivitet simbolik, është një nderim për historinë, profesionin dhe shpirtin detar që përshkon gjenerata të tëra durrsakësh.

I organizuar nga shoqata “Durrësi Autokton”, edicioni i këtij viti i Festës së Detit u zhvillua në atmosferën emocionuese të Ditës se Marinarit, 25 qershorin. Aktiviteti, tashmë i kthyer në traditë, u shndërrua në një udhëtim simbolik mes kujtimit, vlerësimit dhe dashurisë së përhershme për detin. 

Qytetarë të Durrësit, fëmijë e turistë, u bënë pjesë e një lundrimi të bukur përgjatë brigjeve të qytetit me rimorkiatorin “Epidamn”. Në bordin e tij, përtej tingujve të muzikës dhe panoramave mahnitëse të gjirit, u sollën rrëfime për të kaluarën dhe rolin e pazëvendësueshëm të detarisë në jetën e qytetit. Ky udhëtim ështe kthyer ne nje simbol te ndërgjegjësimit për vlerat natyrore dhe kulturore që ofron bregdeti ynë, duke promovuar njëkohësisht turizmin lokal.

Pas lundrimit, festa vijoi në tokë me një ceremoni festive të ngrohtë dhe emocionuese. Tingujt e këngëve dhe valleve tradicionale, të sjella nga artistët e qytetit Luljeta Strefi, Dhimitër Stefa, Violeta Beshiri dhe grupi i baletit i Arian Plakut, sollën në skenë shpirtin e gjallë dhe ritmin e muzikës popullore.

Kjo ditë u kurorëzua me një homazh të denjë për tre figura të shquara të detarisë durrsake: kapiten Hamdi Domi, kapiten Halim Milaqi dhe detarin veteran Dashamir Janina, themelues dhe drejtues i shoqatës detare “AdriJon”. Nëpërmjet dokumentarëve të realizuar nga Astrit Tahiri, u risollën kujtime, arritje dhe sfida që këta profesionistë kanë përjetuar në shërbim të flotës detare shqiptare. Ata u nderuan nga shoqata me çmimin “Mirënjohja e Qytetit të Durrësit”, me motivacionin: “Për kontributin e tyre në profesionin e detarit dhe gjurmët që kanë lënë në historinë e shkruar të flotës detare shqiptare.”

Festa e Detit 2025 u shndërrua ne një kujtesë te fortë për lidhjen e pandarë mes Durrësit dhe detit, një lidhje mban gjallë historinë, ekonominë dhe shpirtin e këtij qyteti. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...

Integrimi në BE/ Sot raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave

Sot në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat...