“Plazhi i lirë” çliron Vilë Bashtovën nga zaptimi

Date:

Share post:

Vijojnë kontrollet përgjatë vijës bregdetare në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të paligjshme nga subjekte të ndryshme.

Në plazhin e Vilë Bashtovës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë ndërhyrë duke liruar një hapësirë të konsiderueshme, e cila ishte zënë pa leje me çadra dhe shezlongë. Gjatë kontrollit janë sekuestruar 69 komplete çadrash dhe shezlongësh, të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Për këtë rast është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Rrogozhinë, si personi përgjegjës për zënien e paligjshme të hapësirës publike.

Policia e Kavajës bën me dije se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë sezonit veror në të gjithë vijën bregdetare të zonës, për të garantuar një plazh të lirë dhe të aksesueshëm për të gjithë pushuesit, si dhe për të verifikuar ligjshmërinë e aktivitetit të subjekteve që operojnë në zonat turistike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...