Notat e Matematikës për Maturën Shtetërore, Dyndja në e-Albania sjell probleme në akses

Date:

Share post:

Sot kanë dalë rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025 dhe publikimi i tyre ka sjellë menjëherë një fluks të madh hyrjesh në platformën zyrtare qeveritare e-Albania.
Mijëra maturantë janë përpjekur të aksesojnë portalin për të parë notat e tyre, por përballen me vështirësi teknike për shkak të ngarkesës së lartë. Përdoruesit raportojnë se faqja ngarkohet me vonesë, ndërsa në disa raste nuk arrijnë të futen fare në sistem.

Ministria e Arsimit ka njoftuar se rezultatet mund të aksesohen vetëm përmes profilit personal të secilit maturant në e-Albania, në seksionin përkatës të Maturës Shtetërore. Sipas të dhënave të para, provimi i Matematikës është ai që tradicionalisht sjell më shumë ankth për nxënësit, ndaj dhe interesi për notat është shumë i lartë.

Ndërkohë, shumë prindër dhe nxënës kërkojnë që Ministria e Arsimit të marrë masa për të garantuar funksionimin normal të sistemit, duke kujtuar se e njëjta situatë është përsëritur edhe në vitet e mëparshme.

Rezultatet e provimeve janë të rëndësishme për përzgjedhjen në universitet, ndaj çdo vonesë apo vështirësi teknike shton stresin e maturantëve në këtë periudhë vendimtare.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj shtrohet në spitalin e paraburgimit të Fierit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është zhvendosur nga sektori i paraburgimit në sektorin spitalor të institucionit të vuajtjes...

Bulqizë/ Vdekja e 62-vjeçarit, me plumb në kraharor, bie pista e ariut

Ngjarja e rëndë në fshatin Godvi të Bulqizës, ku humbi jetën 62-vjeçari Urim Fiku, ka marrë një tjetër...

Vlorë/Arrestohet i shumëkërkuari Mariglen Doga, i dënuar në Itali

Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën në banesën e tij, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i...

Aksident fatal në orët e para të mëngjesit, humb jetën 48-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar rreth orës 04:30 të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka...