“Metamorfoza”/ SPAK kërkon 15 vite burg për Behar Bajrin dhe 14 vite për Pëllumb Gjokën

Date:

Share post:

Vijon procesi gjyqësor për dosjen “Metamorfoza”, ndërsa Prokuroria e Posaçme SPAK ka paraqitur sot pretencën ndaj 7 të pandehurve të përfshirë në çështje penale me karakter të rëndë.

Në seancën e sotme të zhvilluar në gjykatë ishin të pranishëm edhe dy nga të pandehurit, Edmond Preka dhe Oltian Bistri, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënime të rënda për disa prej të hetuarve.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Behar Brahovic, 14 vite burg për Pëllumb Gjokën, 11 vite burg për Edmond Prekën, 10 vite burg për Asmer Bilalin, 9 vite burg pë Oltion Bistrin, 9 vite burg për Ardit Hasanbegajn dhe 6 vite burg për Xhevahir Litën, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me organizata kriminale dhe veprimtari të paligjshme.

Procesi gjyqësor pritet të vijojë me fjalët përfundimtare të mbrojtjes dhe më pas me vendimin e trupit gjykues.

SPAK ka kërkuar gjithashtu konfiskimin e pasurive të Oltion Bistrit, me një vlerë të prej 1.3 milionë euro.
Nga operacioni i SPAK i quajtur “Metamorfoza” kanë përfunduar disa persona në pranga, mes të cilëve ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, prokurorë e biznesmenë. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri; drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka, Astmer Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka. Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe nxjerrje të akteve sekrete, kurse prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Oficeri tjetër i policisë që është liruar nga detyra një vit më parë, Ardit Hasanbega që ka qënë pjesë e policisë së Shkodrës dyshohet se ka ndihmuar anëtarët e grupit Bajri për të kryer vrasjen ngelur në tentativë të Ibrahim Licit. Në kërkim mbeten shumica prej personave të përfshirë në grupin kriminal, e përkatësisht Ervis Martinaj, Denis Bajri, Klaudio Haka, Prek Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Marvraj dhe Elion Hato.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar në Burrel, çfarë po ndodh me familjen?

Një tjetër ngjarje tronditëse brenda familjes vjen nga Burreli, ku një 43-vjeçare dyshohet se ka lyer me benzinë...

Arrestohet Eduart Dushku, u kap i armatosur në Rrugën e Elbasanit

Eduart Dushku, 49 vjeç, i njohur si “i forti i Saukut”, ka përfunduar në prangat e Policisë së...

Tragjedia në Elbasan/ Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në pallatin 5-katësh

Është konfirmuar viktima e dytë nga shpërthimi i fuqishëm që tronditi mesditën e së mërkurës një pallat 5-katësh...

“Lidhja jashtëmartesore” dyshohet se çoi në vrasjen e Urim Fikut në Bulqizë, Përpjekjet për të fshehur krimin familjar

Një lidhje jashtëmartesore e viktimës pretendohet të jetë shkak i vrasjes së 61-vjeçarit. Pas krimit nënë e bir...