Aktori Flor Binaj, një rrugëtim prej 16 vitesh drejt diplomës: “Sot isha më i thinjuri, por edhe më i lumturi”

Date:

Share post:

Florian Binaj, aktori i dashur për publikun nga skenat e humorit në Portokalli, ka ndarë së fundmi një reflektim të sinqertë dhe të ndjerë mbi një rrugëtim të gjatë personal dhe akademik, që për shumëkënd do të ishte i pamundur për t’u përballuar. Pas plot 16 vitesh përpjekje, ai më në fund hodhi kapelet në ajër, duke u diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, dega Arkitekturë.

Gjithçka nisi në vitin 2009, kur vendosi të ndjekë një tjetër pasion, përtej skenës dhe kamerës. Por rruga drejt diplomës nuk ishte e lehtë: politika të ngurta arsimore, ligje të paqarta për studentët që ndiqnin një fakultet të dytë dhe tarifa që arrinin deri në 520% më shumë se për studentët e tjerë. “Në vend që të nxisin dëshirën për dije, politikat e bënë këtë rrugë malore,” shkruan ai.

Edhe pse arriti ta përfundonte fakultetin në vitin 2014, diploma erdhi vetëm në vitin 2024, ndërsa ceremonia e diplomimit u mbajt një vit më pas. Ndër vite, Binaj ka mbajtur mbi supe jo vetëm projektet akademike, por edhe 3-4 punë në media, familjen dhe një ritëm jete të ngjeshur.

“Sot, nuk do të isha këtu pa ndihmën e shumë njerëzve që më qëndruan pranë,” thotë ai, duke falënderuar profesorët që i dhanë vlerësimin si student, jo si “VIP”, dhe edhe ata që mendonin se ai kishte ardhur t’u zinte vendin e punës. Kujton me humor netët pa gjumë të vitit 2011 që ende nuk i ka “shlyer”, por edhe dashurinë dhe mbështetjen e familjes, veçanërisht të bashkëshortes që ka ndarë peshën e çdo sakrifice me të.

Ndër emrat që nuk i harroi të përmendte janë Enkelejda Tota, Darien Mero, Valentina, Anila Hoxha, Enea Bedo, Ton Hasani, Redioni, Antuela Ferhati, si dhe dy miqtë e tij të ngushtë që ia dhuroi shkolla: Drilon Zajmi dhe Ejona Belegu.

“Sot isha ai më i vjetri, ai më i thinjuri, ai me më shumë fëmijë, por ndoshta edhe ai më i lumturi. Ky kapitull po ia lë stafetën kapitujve të tjerë… kush e di, ndoshta një tjetër shkollë,” shkruan ai në fund të postimit, me mirënjohje dhe krenari.

Mes humorit dhe reflektimit, postimi i Florian Binajt është një kujtesë e bukur se rrugëtimi drejt dijes nuk ka moshë dhe se këmbëngulja, pasioni dhe mbështetja e njerëzve të duhur mund të na çojnë përtej çdo kufiri.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...