Pushuesja nudo trondit plazhistët në Pogradec, ndërhyn policia

Date:

Share post:

Një episod i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në bregun e liqenit të Ohrit, ku një grua rreth të pesëdhjetave ka shkaktuar shqetësim mes pushuesve, pasi është shfaqur dhe ka bërë një shëtitje nudo në breg, përpara se të futej në liqen për t’u larë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00, pak minuta më parë, dhe ka shkaktuar jo pak habi e reagime nga qytetarët e pranishëm. Sipas dëshmitarëve, pavarësisht vërejtjeve dhe thirrjeve të pushuesve të tjerë për të ndaluar, gruaja nuk ka reaguar dhe ka vazhduar të qëndrojë nudo në zonën publike të plazhit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, një patrullë policore me biçikleta dhe autoambulanca, pas një denoncimi nga qytetarët. Policia ka pritur që gruaja të dilte nga uji dhe e ka ftuar që ta shoqërojë për sqarime. Por, ajo ka refuzuar, duke deklaruar me qetësi: “Nuk fyeva askënd, thjesht po bëj plazh”.

Në fillim, efektivët dhe disa prej pushuesve kanë komunikuar me të në anglisht, duke menduar se ishte turiste e huaj, po gruaja ka reaguar në shqip.

Nuk dihet ende nëse ajo është shoqëruar apo nëse ndaj saj do të merren masa për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Policia nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare për incidentin, ndërsa ngjarja ka ngjallur debate mes pushuesve të shumtë për kufijtë mes lirisë personale dhe normave të sjelljes në hapësira publike.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...