Heroizëm me çmimin e jetës, Mbytet drejtuesi i varkës turistike në liqenin e Shkodrës teksa shpëtonte dy turistë

Date:

Share post:

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 16:32, Salla Operative ka marrë njoftim për incidentin pranë një prej pikave turistike të liqenit. Viktima është identifikuar si Arben Alamani, 51 vjeç, drejtues i një varke për qëllime turistike në varësi të Bashkisë Shkodër.

Alamani dyshohet se është hedhur në ujë për të shpëtuar dy turistë, të cilët për arsye ende të paqarta kishin rënë në liqen. Pavarësisht se ka arritur t’u shpëtojë jetën, vetë ai nuk ka mundur të dalë, duke u mbytur tragjikisht.

Turistët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi i kërkim-shpëtimit, që po vijojnë operacionin për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje që ka tronditur opinionin publik dhe komunitetin lokal.

Arben Alamani cilësohet si një njeri me përvojë dhe përkushtim në shërbim të turizmit lokal. Sot, ai është ndarë nga jeta si një hero i heshtur, duke vendosur jetën e të tjerëve përpara të vetës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...