Rama në Durrës, Kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë, fokusi te hapësirat publike

Date:

Share post:

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme, pas Fierit, një takim në Durrës, i cili zgjati më pak se një orë, ku kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, si pjesë e një procesi rifreskimi dhe reformimi të administratës lokale.

Takimi, ku morën pjesë edhe deputetë të qarkut, si të rinjtë ashtu edhe me përvojë, pati në qendër të diskutimeve temën e lirimit të hapësirave publike. Kryeministri theksoi se kjo nismë, e cila ka nisur nga qendra e qytetit, do të shtrihet në të gjitha zonat e Durrësit. Ai kërkoi një angazhim të ri institucional në shërbim të interesit qytetar dhe të publikut, duke vënë theksin te pastrimi i hapësirave të përbashkëta nga pushtimet dhe abuzimet.

Pa u ndalur në emra konkretë, Rama i kërkoi dorëheqjen jo vetëm drejtorëve aktualë të bashkisë, por edhe drejtuesve të tjerë në varësi të saj, apo që bashkëpunojnë me institucionet vendore.

Ai autorizoi kryebashkiaken Emiriana Sako, e cila është njëherësh edhe drejtuese politike e PS për qarkun e Durrësit, që të marrë në ditët në vijim masa për zëvendësimin e drejtuesve lokalë, duke mos vendosur një afat të saktë për përmbushjen e këtij procesi.

Gjatë diskutimeve për lirimin e hapësirave publike, kryetarja Sako kërkoi që të tregohet njëfarë tolerance për zonën e plazhit, duke pasur parasysh fluksin turistik dhe sezonin veror. Rama shprehu mirëkuptim, por theksoi se çdo rast duhet trajtuar me kujdes, pa toleruar abuzimet me sipërfaqet publike në përdorim, duke mbrojtur interesin e përbashkët.

Ky takim u pa si një sinjal i qartë për një fazë të re të menaxhimit vendor në Durrës, me fokus tek efikasiteti në drejtim, transparenca dhe interesi publik.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...