Ajo la gazetarinë për policinë dhe ia doli.
Edjona Dano është emëruar zyrtarisht në krye të Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e rralla në poste drejtuese në strukturat vendore të policisë. Ajo ishte e vetmja grua që garoi për këtë pozicion dhe u rendit në listën fituese, mes 290 kandidatëve nga e gjithë Shqipëria, në garën e zhvilluar në fund të vitit të kaluar për drejtues komisariatesh.
Përpara këtij emërimi, Dano mbante detyrën e Shefes së Seksionit për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve në Policinë e Tiranës, ku njihet për përkushtimin dhe profesionalizmin e saj në trajtimin e rasteve të ndjeshme sociale.
Emërimi i saj në krye të Komisariatit të Kuçovës konsiderohet një hap domethënës drejt përfaqësimit të grave në drejtimin e strukturave të rendit, në një sistem ku pozicionet drejtuese ende dominohen nga burrat.
Suksese Edjona!
©️zërionline


