Parandalohet një konflikt i rrezikshëm në lokal, 44-vjeçari kërcënonte me sopatë, arrestohet në flagrancë

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është parandaluar falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë në Durrës, pas një njoftimi për një konflikt në një lokal në lagjen nr. 17.

Sipas burimeve zyrtare, 44-vjeçari Ermal Dhampiraj, banues në Shkodër, u kap në flagrancë teksa kanoste me një sopatë dy shtetas, E. A. dhe E. S., për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 17, dhe vetëm ndërhyrja në kohë e forcave të rendit shmangu përshkallëzimin e konfliktit në një përplasje me pasoja të rënda për jetën.

Policia sekuestroi mjetin prerës që u përdor për kanosjen, ndërsa autori u vu menjëherë në pranga. Në kuadër të hetimeve, u procedua penalisht edhe shtetasi B. K., i cili kishte dijeni për konfliktin, por nuk kishte njoftuar autoritetet.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...

Protesta e djeshme para Ministrisë së Arsimit, arrestohet 27-vjeçari dhe 49-vjeçarja

Dy protestues janë arrestuar nga Policia e Tiranës lidhur me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme përpara Ministrisë...