Mashtrimi me “rrëmbim”, Gjykata e Durrësit cakton masat e sigurisë për të akuzuarit

Date:

Share post:

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Lubjan Camema, 28 vjeç, nga Kavaja, ndërsa për bashkëpunëtorin e tij, Benard Kapiti nga Durrësi, është caktuar “arrest në shtëpi”. Të dy po hetohen për akuzën e “mashtrimit në bashkëpunim”, pasi inskenuan një rrëmbim me qëllim përfitimin e një shume parash nga familjarët.

Në seancën gjyqësore, Camema dhe Kapiti pretenduan se nuk njiheshin me njëri-tjetrin përpara ngjarjes. Sipas deklarimeve të tyre, njohja ka ndodhur rastësisht, kur Camema e ka kontaktuar Kapitin në zonën e Muzeut të Durrësit dhe i ka kërkuar që të shkonte te babai i tij për të marrë 200 euro që, sipas tij, i detyrohej, pasi vetë ndodhej në një gjendje të rënduar, nën efektin e lëndëve narkotike.

Camema, i cili u përfaqësua nga një avokate e caktuar kryesisht, nuk u shfaq i penduar për veprimet e tij. Në deklaratën përpara trupit gjykues, ai theksoi se “çdokush mund t’i kërkojë një familjari një shumë të tillë nëse ndodhet në nevojë”, duke mos e pranuar fajin për inskenimin.

Për të verifikuar nëse dy të akuzuarit kanë pasur kontakte më të hershme dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes, Prokuroria ka kërkuar tabulatet telefonike të tyre.

Nga ana tjetër, të pandehurit kanë kërkuar masa më të buta sigurie, duke sjellë si argument faktin se janë prindër të fëmijëve të mitur.

Hetimet për këtë rast vijojnë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...