Arrestohet 41-vjeçari që shkaktoi zjarrin masiv në Rrogozhinë

Date:

Share post:

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një sipërfaqe të madhe toke në lagjen e Shimve, në bashkinë e Rrogozhinës, duke djegur qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe rreth 10 hektarë bimësi të ndryshme, ndërsa u rrezikuan edhe disa banesa në afërsi. Falë reagimit të shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë së Shtetit, zjarri u neutralizua pas disa orësh përpjekjesh intensive.

Policia njoftoi se menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin, patrullat shkuan në vendngjarje dhe nisën punën për identifikimin e autorit të mundshëm të zjarrvënies. Pas një hetimi të shpejtë dhe operacioni në terren, u bë e mundur arrestimi i shtetasit Iljaz Rusta, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë, i dyshuar si përgjegjës për zjarrin.

Sipas hetimeve paraprake, 41-vjeçari ka qenë duke djegur mbeturina në oborrin e një banese, kur për shkak të erës së fortë, flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur me shpejtësi në zonën përreth. Si pasojë, janë djegur qindra pemë dhe një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi, ndërsa flakët kanë rrezikuar seriozisht banesat fqinje.

Ndaj të dyshuarit rëndon akuza “Shkatërrimi me zjarr i mjedisit pyjor” dhe materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit apelon edhe një herë për qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, pasi pasojat janë të rënda dhe përgjegjësit do të përballen me ligjin.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Rrugën e Kombit

Një bilanc tragjik me dy viktima dhe pesë të plagosur është regjistruar në Rrugën e Kombit, në segmentin...

24-vjeçari abuzon seksualisht me babain, ndalohet nga policia

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Kavajë rikthen në vëmendje jo vetëm dimensionin kriminal të rasteve të...

Prokuroria e Prishtinës kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt, Murseli mohon

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, të...

SPAK jep pretencën për Evis Berberin

SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish kreun e ARRSH-së Evis Berberi për akuzat e shpërdorimit ë...