Kapet në Tiranë shtetasi çek, vodhi një automjet në portin e Durrësit

Date:

Share post:

Një 34-vjeçar me shtetësi çeke është arrestuar nga policia, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së një automjeti në Portin e Durrësit. Operacioni policor i koduar “Perimetri” u finalizua pas hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Durrësit, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 2 në Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

I arrestuari, me inicialet J. K., banues në Çeki, dyshohet se më datë 13 korrik ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit A. Ç., 59 vjeç, banues në Durrës, brenda hapësirës së portit.

Pas hetimeve dhe koordinimit mes strukturave policore në Durrës dhe Tiranë, mjeti i vjedhur u gjurmua dhe u sekuestrua, ndërsa autori u lokalizua dhe u vu në pranga në kryeqytet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 34-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...