Një zë i fuqishëm shqiptar në shkencën kanadeze, historia frymëzuese e Dr. Kozeta Milikut

Date:

Share post:

Në një nga rubrikat më të veçanta të ambasadës shqiptare në Kanada, “ShqipCAN-shqiptarët munden”, është ndarë së fundmi historia mbresëlënëse e një gruaje shqiptare që po lë gjurmë të thella në shkencën kanadeze, Dr. Kozeta Miliku. Me një karrierë të ndërtuar mbi pasionin për shkencën dhe përkushtimin ndaj shëndetit të brezit të ri, Dr. Miliku përfaqëson një shembull të jashtëzakonshëm të suksesit shqiptar në diasporë.

E diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe e pajisur me një doktoraturë në Epidemiologji Klinike nga Erasmus University Medical Center në Holandë, Dr. Miliku ka ndjekur më tej rrugën akademike në Kanada me kërkime postdoktorale në Universitetin e Manitobës dhe McMaster. Ajo është aktualisht pedagoge e asociuar në Departamentin e Shkencave të Ushqyerjes në Universitetin e Torontos dhe një figurë kyçe në projektin kombëtar “CHILD Cohort Study”, ku kontribuon në studimin e faktorëve që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve që nga lindja.

Një prej shqetësimeve që ka ngritur në kërkimet e saj është rritja e konsumit të ushqimeve të përpunuara nga fëmijët në Kanada, një problematikë që ajo e trajton me seriozitet dhe kompetencë shkencore. Kontributi i saj në fushën e epidemiologjisë ushqimore e ka bërë atë një figurë të njohur në qarqet akademike dhe mjekësore të vendit.

Suksesi i saj është vlerësuar së fundmi edhe nga gazeta prestigjioze The Globe and Mail, që e ka përfshirë Dr. Milikun në listën e pesë shkencëtareve më premtuese në Kanada, si pjesë e brezit të ri të kërkuesve “Next Generation of Researchers”.

Përtej fushës akademike dhe kërkimore, Dr. Kozeta Miliku është një zë i rëndësishëm edhe për komunitetin shqiptar në Manitoba. Ajo është themeluese dhe kryetare e parë e Shoqatës Shqiptare të Manitobës, duke u angazhuar aktivisht për të ruajtur dhe promovuar identitetin dhe kulturën shqiptare ndër brezat e rinj në emigracion.

Me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj shkencës dhe komunitetit, historia e Dr. Kozeta Milikut është një dëshmi e qartë se shqiptarët jo vetëm munden, por shkëlqejnë kudo ku ndodhen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shkodër, Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e një banese

Një shpërthim i vogël është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sipas informacionit paraprak të...

12 vite burg për të miturin që vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg Enedio Gurin, i cili në gusht të vitit 2025...

Policia konfirmon një ditë më pas arrestimin e Haki Kokës në Durrës, 30-vjeçari u kap me pistoletë

Policia e Durrësit ka konfirmuar zyrtarisht një ditë pas ngjarjes arrestimin e 30-vjeçarit Haki Koka, i cili u...

Arratisja e shqiptarit nga burgu, gjendet makina e bashkëpunëtorëve, brenda saj kallashnikov dhe municione

Policia greke ka nisur një operacion të gjerë për lokalizimin dhe arrestimin e të burgosurit shqiptar 41-vjeçar, i...