Konflikti i dhunshëm në Ksamil, tre të arrestuar, një i mitur dhe një grua procedohen penalisht

Date:

Share post:

Ngjarja e rëndë e një dite më parë në Ksamil, ku një konflikt mes disa personave degjeneroi në dhunë fizike dhe dëme materiale ka çuar në pranga disa persona. Policia e Sarandës ka arrestuar tre shtetas dhe ka proceduar penalisht një të mitur dhe një grua, pas dokumentimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi pranë një plazhi publik, ku 46-vjeçari A. P., banues në Tiranë, është dhunuar me sende të forta nga disa persona, për motive të dobëta. Si pasojë e goditjeve, ai ka marrë dëmtime trupore.

Në pranga ranë shtetasit: A. T., 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër, A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkaq një 17-vjeçar nga Kamza, për shkak të moshës, u procedua në gjendje të lirë. Të katërt akuzohen për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Konflikti nuk u mbyll me kaq. Sipas hetimeve, bashkëshortja e të dëmtuarit, shtetasja O. P., 40 vjeçe, pas incidentit ka shkaktuar dëme materiale në ambientet e “beach bar”-it në pronësi të A. T., njërit prej të arrestuarve. Ajo akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për vijimin e mëtejshëm të hetimeve dhe ndjekjen penale të autorëve.

Ngjarja thekson edhe njëherë tensionet e vazhdueshme që lindin gjatë sezonit turistik në zonat bregdetare, shpesh për arsye banale, duke vënë në rrezik sigurinë e pushuesve.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur

Policia ka shoqëruar dhe vënë nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç, të dyshuar si të...

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, kapet në Durrës 50-vjeçari i dënuar me 6 vite burg

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin drejt...

Meloni i propozon UE “Kampe riatdhesimi” në vende të treta si në Shqipëri

Shfrytëzimi i krizës së Ceutës për të përfituar në Bruksel. Ky është objektivi i qeverisë italiane, e cila...

“Ambasadori i SHBA-së refuzoi një mbledhje në Boston se priten ngjarje në Shqipëri, Azem Hajdari apo…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë

Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag...