Vrau të atin dhe e paraqiti si aksident, zbardhet krimi tronditës në Fier

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë familjare është zbardhur nga policia e Fierit, pas hetimeve të shpejta dhe të thelluara që nxorën në dritë një vrasje të maskuar si aksident. Një 26-vjeçare, E. R., është arrestuar pasi akuzohet se ka mbytur të atin, 56-vjeçarin A. R., me tel, në banesën e tyre në fshatin Frashër, mbrëmjen e 23 korrikut. Fillimisht, ajo kishte paraqitur ngjarjen si një vdekje aksidentale, por provat hetimore rrëzuan versionin e saj.

Operacioni i koduar “Inskenimi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, çoi në arrestimin e të resë dhe shoqërimin e nënës së saj, 53-vjeçares V. R., e cila dyshohet se ka bashkëpunuar në pastrimin e trupit të viktimës, me qëllim fshehjen e krimit dhe inskenimin e një aksidenti.

Sipas hetimeve, E. R. ka kryer vrasjen për motive të dobëta dhe pas veprimit të rëndë, në bashkëpunim me nënën e saj, ka tentuar të zhdukë gjurmët duke pastruar trupin e të ndjerit. Më pas, ajo telefonoi policinë dhe raportoi vdekjen e të atit si një rast aksidental.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjatë marrjes në pyetje, 26-vjeçarja ka pranuar krimin, duke deklaruar se kishte përjetuar presion të vazhdueshëm psikologjik nga babai i saj, i cili e kontrollonte pasi ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej sipas dëshirës. Sipas saj, ai i ndalonte çdo formë të argëtimit, sjellje që, sipas saj, e kishin çuar drejt një shpërthimi emocional fatal.

Nëna e saj, V. R., ndodhet aktualisht në ambientet e policisë, ku po merret në pyetje për të përcaktuar saktësisht rolin dhe përfshirjen e saj në këtë ngjarje.

Ndërkohë, hetimet po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit, me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse, që ka tronditur opinionin publik në Fier dhe më gjerë.

Materialet procedurale i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Zgjerimi i mbikalimit të Rinasit, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; datat dhe oraret

ARRSH ka bërë të ditur se nga ora 00:00 deri në 04:30 do të kryhet vendosja e trarëve...

Rusia sulmon Kievin me raketa balistike, humbin jetën 14 persona; 22 të plagosur

Pas sulmit, Ukraina u bëri sërish thirrje aleatëve perëndimorë të furnizojnë vendin me më shumë sisteme amerikane të...

Zjarri në Mallakastër, digjen 15 hektarë me pisha; evakuohen 15 familje

Të paktën 15 hektarë sipërfaqe me pisha janë përfshirë nga flakët në fshatin Riban të Mallakastrës, ndërsa zjarri...

Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

Pas skadimit të të gjitha afateve kontraktuale dhe thellimit të konfliktit mes "Mabco Constructions" të Behgjet Pacollit dhe...