Taksa e ndërtesës dhe e infrastrukturës më e shtrenjtë në bregdet, referencat e reja rrisin detyrimet tatimore

Date:

Share post:

Rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme, në disa zona, deri në mbi 200%, do të sjellë rritje të ndjeshme të detyrimeve tatimore për pronarët, veçanërisht për ata që zotërojnë prona përgjatë vijës bregdetare.

Bazuar në përllogaritjen aktuale, taksa e ndërtesës arrin 0.05% të vlerës së apartamentit. Me rritjen e vlerës së referencës, automatikisht rritet edhe taksa për t’u paguar. Kjo do të prekë të gjithë pronarët në zonat ku çmimet e reja të referencës do të aplikohen, sipas projektligjit të ri tashmë të depozituar në Kuvend.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2025, 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 4.7 miliardë lekë nga taksa e ndërtesës, niveli më i lartë i të ardhurave nga kjo taksë në dekadën e fundit.

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Erjon Alimema, shpjegon:
“Kur rritet vlera e referencës, automatikisht rritet edhe detyrimi tatimor. Një taksë prej 0.05% për një vlerë prej 1 milionë lekësh është shumë më e ulët sesa për një vlerë prej 2 milionësh. Për shembull, zona 13 në Durrës është përballur me një rritje të çmimit të referencës që nuk ka sens ekonomik.”

Por efektet e rritjes së referencave nuk ndihen vetëm te taksa e ndërtesës. Një tjetër pasojë direkte është edhe rritja e taksës së infrastrukturës, e cila godet drejtpërdrejt ndërtuesit.

“Nëse një ndërtues aplikonte për një leje ndërtimi për 1 mijë metra katrorë në një zonë ku referenca ka qenë 50 mijë lekë, dhe tani ka shkuar në 100 mijë lekë, atëherë detyrimi për taksën e infrastrukturës dyfishohet, nga 400 mijë euro në 800 mijë euro. Kjo pasi llogaritja e kësaj takse bazohet në çmimin e referencës shumëzuar me volumin e ndërtimit”, shpjegon Alimema.

Qeveria parashikon të mbledhë rreth 20 milionë euro shtesë vetëm nga taksa e pasurisë për vitin 2025. Edhe taksa e infrastrukturës, e cila ndryshon nga bashkia në bashki, pritet të gjenerojë më shumë të ardhura.

Zbatimi i çmimeve të reja të referencës do të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, çka do të sjellë ndryshime të konsiderueshme edhe në detyrimet tatimore për ndërtimet ekzistuese dhe të reja.

Ndërkohë, në Kuvend është depozituar një projektligj që parashikon jo vetëm uljen e përqindjes aktuale të taksës së ndërtesës, por edhe ndryshime të veçanta për shtëpitë e dyta dhe të treta, të cilat mund të taksohen ndryshe nga banesat e para. Ky projekt pritet të diskutohet në komisionet parlamentare gjatë sesionit të ardhshëm.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Erion Veliaj sulmon Ramën nga qelia: Më çoi Toni Gogun me ultimatume, më kërkoi t’ia lë Bashkinë Arbër Hajdarit ose…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një reagim të minutave të fundit në rrjetet sociale, ka lëshuar akuza...

VIDEO E RËNDË/ Trotuari si skenë tragjedie, Edmonda Barbullushi humbi jetën e përplasur nga makina

Trotuari, hapësira ku këmbësorët duhet të ndihen të sigurt, kthehet sërish në skenë tragjedie. Pamjet e rënda nga...

Ankimuan masën e“arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca për dosjen Agasi në Apelin e GJKKO-së

Është shtyrë seanca gjyqësore në Apelin e Posaçëm për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e...

SMS mashtruese në emër të bankave! Policia paralajmëron qytetarët: Mos klikoni në linke, rrezikoni paratë në llogari

Policia e Shtetit ka paralajmëruar këtë të hënë për qarkullimin e mesazheve mashtruese që u dërgohen qytetarëve në...