Fisi Himba, Tradita unike të një bote tjetër

Date:

Share post:

Në një cep të largët të Namibisë, mes dunave të kuqe të shkretëtirës dhe jetës së egër afrikane, jeton një nga fiset më të veçanta dhe më pak të ndikuara nga qytetërimi modern, fisi Himba. Rreth 50 mijë anëtarë të këtij komuniteti indigjen vijojnë të ruajnë mënyrën e tyre tradicionale të jetesës, duke jetuar kryesisht me blegtori dhe bujqësi, e duke ruajtur një lidhje të fortë me natyrën dhe zakonet shekullore.

Ajo që i bën ata kaq interesantë për studiuesit dhe vizitorët, nuk është vetëm veshja e tyre e veçantë, por mënyra si e konceptojnë mikpritjen, pastërtinë dhe marrëdhëniet familjare.

Larja pa ujë

Në një kulturë ku uji është i pakët dhe ka vlerën e arit, larja me ujë është e ndaluar. Gratë dhe vajzat Himba, për të ruajtur pastërtinë, përdorin një metodë tradicionale që përfshin avullimin e trupit me erëza dhe bime aromatike, dhe më pas lyhen me një përzierje të veçantë balte të kuqe, yndyre kafshe dhe bimësh të thara, të quajtur otjize. Kjo nuk është vetëm një mënyrë për të pastruar trupin, por edhe një ritual bukurie dhe një formë mbrojtjeje ndaj insekteve dhe diellit të nxehtë të shkretëtirës.

Mikpritja e pazakontë

Por ndoshta zakoni më befasues për të huajt është ai që lidhet me mikpritjen ndaj vizitorëve. Nëse një burrë nga fisi Himba mirëpret një të huaj në shtëpinë e tij, ai mund t’i ofrojë gruan për të kaluar natën me të. Ky ritual quhet “Okujepisa Omukazendu” dhe bazohet në vlerat e mikpritjes ekstreme, ku gruaja nuk ka të drejtë të kundërshtojë vendimin e burrit. Nëse nuk ka dhoma të mjaftueshme në banesë, burri i shtëpisë fle jashtë, duke i lënë vendin mysafirit dhe bashkëshortes së tij.

Martesa dhe familja

Poligamia është një tjetër element i pranueshëm në shoqërinë Himba. Burrat mund të kenë disa gra dhe t’i ndajnë ato me vizitorët, në përputhje me rregullat e mikpritjes tradicionale. Familjet janë të mëdha dhe të ndërlikuara, ku fëmijët rriten në një komunitet të gjerë dhe ku rolet gjinore janë të përcaktuara qartë.

Një botë më vete
Edhe pse jetojnë të izoluar, Himbat janë miqësorë dhe të hapur ndaj vizitorëve. Ata ruajnë një lidhje të thellë me natyrën dhe me besimet e tyre për paraardhësit, duke ndërtuar një botë ku koha duket sikur ka ndaluar. Gratë me flokët e stiluar me balte të kuqe dhe trupin e lyer me otjize janë një pamje ikonike, që mishëron bukurinë dhe identitetin e këtij komuniteti të rrallë.

Fisi Himba është një kujtesë e gjallë se ekzistojnë mënyra të tjera jetese, ku zakonet dhe traditat formësojnë çdo aspekt të jetës së përditshme. Besoj nuk ju tingëllon gjithçka çuditshëm.

Përtej kuriozitetit, ky fis na fton të reflektojmë mbi kulturën tonë dhe mënyrën si e kuptojmë lirinë, pastërtinë dhe mikpritjen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Gjykata e Lartë merr vendimin për Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të...

Shijak, shpërthim në oborrin e një banese të pabanuar, dëmtohet porta

Një shpërthim ka tronditur gjatë natës fshatin Hardhishtë të Shijakut, ku është dëmtuar porta e oborrit të një...

GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’ mes tyre Durim Bami

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Durim Bamin dhe 6 personazhe të njohur të botës së krimit,...

Digjet makina e vjedhur brenda tunelit në Vlorë, në kërkim personat që e braktisën

Një automjet tip fuoristradë, i raportuar i vjedhur disa kohë më parë, është gjetur i djegur brenda një...