Nga 2 shtatori, shtrëngohen rregullat për vizat jo-emigruese në ambasadën amerikane në Tiranë

Date:

Share post:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar se, duke nisur nga data 2 shtator 2025, shumica e aplikantëve për viza jo-emigruese, përfshirë edhe ata që kërkojnë rinovimin, do të jenë të detyruar të paraqiten për një intervistë me një zyrtar konsullor.

Ky ndryshim vjen pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të përditësuar kategoritë e aplikantëve që mund të përfitojnë nga përjashtimi nga intervista. Sipas njoftimit, të gjithë aplikantët për viza jo-emigruese, përfshirë fëmijët nën 14 vjeç dhe personat mbi 79 vjeç, në përgjithësi do të duhet të intervistohen personalisht, përveç rasteve të mëposhtme:

Aplikantët që hyjnë në kategoritë e vizave A-1, A-2, C-3 (me përjashtim të shërbyesve personalë të zyrtarëve), G-1 deri G-4, NATO-1 deri NATO-6, ose TECRO E-1;

Aplikantët për viza diplomatike ose zyrtare;

Aplikantët që rinovojnë një vizë të vlefshme B-1, B-2 ose B1/B2 brenda 12 muajve nga skadimi i vizës së mëparshme dhe që kanë qenë të paktën 18 vjeç në momentin e marrjes së saj.

Për të përfituar nga përjashtimi në rastin e fundit, aplikantët duhet të:

Aplikojnë në vendin e shtetësisë ose të banimit;

Të mos kenë pasur kurrë një refuzim vize (përveç rasteve kur refuzimi është anuluar ose tejkaluar);

Të mos kenë ndonjë arsye që mund t’i bëjë të papërshtatshëm për vizë.

Ambasada thekson se zyrtarët konsullorë mund të kërkojnë intervistë personale për çdo aplikant, në çdo rast, pavarësisht kritereve të mësipërme.

Aplikantët këshillohen të vizitojnë faqen zyrtare të ambasadës për informacione të detajuara mbi procedurat, kriteret e aplikimit dhe shërbimet aktuale që ofrohen.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...