Nga sanksionet ndërkombëtare në ujërat shqiptare, Historia e “Dragonfly”, superjahtit që ndaloi në Durrës

Date:

Share post:

Në portin e Durrësit ka mbërritur “Dragonfly”, një nga superjahtet e viteve të fundit, me një gjatësi prej 142 metrash dhe i prodhuar nga kantieri prestigjioz gjerman Lürssen. Ky jaht, që sot mban stemën e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin, ka një histori pronësie të ndërlidhur me zhvillimet gjeopolitike të viteve të fundit.
Fillimisht i pagëzuar me emrin “Alibaba”, projekti ishte porositur nga oligarku rus Leonid Mikhelson, një prej biznesmenëve më të pasur të Rusisë dhe drejtues i kompanisë së energjisë Novatek. Por, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Mikhelson u përfshi në listën e individëve të sanksionuar nga SHBA, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshinin ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe bllokimin e çdo transaksioni financiar me shtetet dhe kompanitë perëndimore. Si pasojë, kantieri Lürssen nuk mund ta dorëzonte më jahtin tek Mikhelson pa shkelur sanksionet ndërkombëtare. Në këto rrethana, projekti u ble nga Sergey Brin, u riemërua “Dragonfly” dhe u pajis me të gjitha standardet më të fundit të teknologjisë dhe luksit në det.

Ndalesa e tij në Durrës ka një dimension të rëndësishëm ekonomik, “Dragonfly” po kryen një furnizim prej 600 mijë litrash karburant, proces që pritet të zgjasë rreth pesë orë dhe t’i sjellë arkës së shtetit shqiptar rreth 240 mijë euro, falë taksës së luksit prej 40 centësh për litër.

Kjo vizitë është një tjetër dëshmi se porti i Durrësit po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë strategjike për jahtet superluksoze të botës, duke sjellë jo vetëm prestigj turistik, por edhe përfitime të ndjeshme ekonomike.
B. L.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

I ati i vrau të ëmën, ai e goditi dhe e la të vdekur/ Gjykata e Sarandës e dënon me 3 vite burg

Policia e Sarandës ka bërë sot ekzekutimin e vendimit duke arrestuar shtetasin Klementin Islamaj 43 vjeç banor i...

“Makina përfundoi në trotuar”/ Zbardhet dëshmia e shoferit që në gjendje të dehur përplasi për vdekje fëmijët

Gjykata e Durrësit ka lënë arrest në burg 57-vjeçarin Nikoll Radaçi i cili në gjendje të hequr përplasi...

Kur dhembja kthehet në spektakël

Vali Qyrfyçi Nuk i shpëtova, as këtë mëngjes herët, zakonit të kontrollit të celularit sa hap sytë. Tre mesazhe...

“Më çmend sonte ose…”/ Akuzoi shqiptaren se e kishte kthyer në skllav seksual, indiani gënjeu dhe për vdekjen e babait për të përfituar

Lajmi se shqiptarja Lorna Hajdini, një nga drejtueset e bankës “JPMorgan Chase”, kishte ngacmuar dhe detyruar një punonjës...