Hero me uniformë, Guximi i Inspektor Klajdi Mustaj shpëton tre jetë

Date:

Share post:

Një reagim i shpejtë, një vendim i guximshëm dhe një zemër e madhe në shërbim të jetës. Kështu qe ndërhyrja e Inspektor Klajdi Mustaj, punonjës i Policisë Rrugore, i cili u bë shpëtimtar për tre qytetarë të dëmtuar në një aksident në aksin rrugor Levan-Fier.
Ai u pa teksa u vinte në ndihmë dhe vraponte me të dëmtuarit në krah për t’u ardhur në ndihmë, pa u menduar dy herë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, e vlerësoi publikisht këtë akt humanizmi dhe përgjegjësie, duke i akorduar Mustajt Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore”,- u shpreh Proda, duke i shprehur mirënjohje për sakrificën dhe përkushtimin e treguar.

Pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme, Klajdi Mustaj ka formim akademik në Shkencat Juridike dhe aktualisht ndjek studimet Master. Në pak muaj shërbim, ai ka dëshmuar se uniforma nuk është vetëm detyrë, por edhe mision për të mbrojtur dhe shpëtuar jetë.

Në këtë rast, tre qytetarë e kanë jetën falë ndërhyrjes së tij, ndërsa Policia e Shtetit ka një shembull të gjallë se çfarë do të thotë të jesh në shërbim të jetës.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Balluku e pandehur edhe për lotet e tjerë të Unazës së Madhe

Ish zv-kryeministrja Belinda Balluku rikthehet në dyert e SPAK më shumë se 9 muaj pasi u mor e...

Ilir Beqaj del nga burgu, kalon arrest shtëpie

Një nga dosjet më të bujshme të SPAK për abuzim me miliona euro fonde publike, nuk e mban...

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...