Denoncohet zhdukja e ish-nëndrejtorit të AKSHI-t, Daniel Shima

Date:

Share post:

Familjarët e ish-nëndrejtorit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima, kanë denoncuar këtë të mërkurë në policinë e Tiranës zhdukjen e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në Komisariatin e Policisë nr. 1, rreth orës 17:00, është paraqitur nëna e tij, shtetasja M. Shima, e cila tejet e shqetësuar ka kallëzuar se prej orësh ka humbur kontaktet me djalin e saj, 34-vjeçarin Daniel Shima. Pas marrjes së denoncimit, Policia ka nisur verifikimet dhe ka sekuestruar kamera sigurie pranë zonave të sinjalizuara nga familjarët, ndërsa vijojnë veprimet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Daniel Shima ka mbajtur më herët postin e nëndrejtorit të AKSHI-t, funksion të cilin e la në vitin 2024. Po atë vit, ai u thirr për t’u pyetur nga SPAK lidhur me tenderat e zhvilluar nga kjo agjenci.

Emri i Shimës u përmend publikisht edhe nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj. Në një intervistë televizive, një vit më parë, më 27 korrik 2024, Ahmetaj deklaroi se Shima ishte kërcënuar personalisht nga kryeministri Rama që të “mbyllte gojën”. Ai përmendi gjithashtu një përgjim ambiental të administruar nga SPAK, që lidhej me tendera në vlerën e 43 milionë eurove (43 miliardë lekë) përmes AKSHI-t.

Policia vijon hetimet për të gjetur 34-vjeçarin, ndërsa familjarët presin me ankth çdo informacion mbi fatin e tij.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Fier, përplasen dy makina, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Fier, pas përplasjes së dy automjeteve pranë Spitalit...

Meteori më i vjetër marsian i gjetur në Tokë, zbulon se në Mars ka pasur ujë

Një meteorit i zbuluar në vitin 2022 në shkretëtirën e Saharasë, në Mali, është formuar të paktën 4.1...

Skulptori Nelo Llukaci shpallet “Nderi i qytetit të Durrësit”, mirënjohje për një jetë mes artit dhe trashëgimisë

Festa e Ullirit në Durrës këtë vit kishte një protagonist të veçantë. Skulptori dhe restauratori Nelo Llukaci u...

Luan Omari ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare, zi për shkencën dhe drejtësinë shqiptare

Akademiku Luan Omari, një nga figurat themeluese të Akademisë së Shkencave dhe emrat më të rëndësishëm të së...