Plagosja në Hamallaj, dy në pranga dhe dy në kërkim

Date:

Share post:

Policia e Durrësit ka zbardhur konfliktin e ndodhur më 20 gusht, në Hamallaj, ku një 28-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri, pas një sherri për parkimin e një automjeti.

Në pranga u vunë Alfons Lekgegaj, 37 vjeç, banues në Hamallaj, i akuzuar për “vrasje me dashje, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve”, si dhe Armen Sabliqi, 18 vjeç, nga Boraka e Shijakut, për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim babë e bir, Altin Lekgegaj, 44 vjeç, dhe Serxho Lekgegaj, 21 vjeç, të dy nga Hamallaj, të dyshuar si bashkëpunëtorë në ngjarje.

Hetimet treguan se konflikti nisi me goditje me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorim arme zjarri nga Alfons Lekgegaj, i cili qëlloi në drejtim të Liridon Rata, 28 vjeç, nga Kukësi. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi sende të forta, ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e Armen Sabliqit u sekuestruan dy thika që ai i mbante pa leje.

Hetimet vijojnë për kapjen e të shpallurve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksident në Lezhë, ‘Benzi’ del nga rruga dhe përmbyset pas përplasjes me disa objekte

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Manati, pranë lagjes Gurra në Lezhë. Sipas raportimve një automjet...

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...