Shqiptarja që gjeti dashurinë në një reality-show britanik

Date:

Share post:

Në sezonin e dytë të “Love Is Blind: UK”, një nga historitë më të përfolura ishte ajo e Bardhës, shqiptare e rritur në Britani, dhe Jed, një djalë 31 vjeç nga Essex me origjinë libaneze.

Bardha, 32 vjeçe, e cila në moshën pesëvjeçare u largua nga Kosova bashkë me familjen për shkak të luftës, u paraqit në emision si një grua ambicioze dhe e pavarur, me një fejesë të dështuar hedhur pas krahëve, në kërkim të dashurisë dhe vlerave për të pasur në krah një burrë të vërtetë. 

Në “pods”, aty ku kandidatët njihen pa parë fytyrat e njëri-tjetrit, ajo dhe Jed u afruan, tërhoqën menjëherë nga njëri-tjetri, duke ndarë vlera të përbashkëta mbi familjen, kulturën dhe jetën.

Bisedat e tyre shkuan deri tek planet për të pasur dy fëmijë, madje edhe tek emrat që do t’u vendosnin. Në takimin e parë ballë për ballë, ata nuk ngurruan të thoshin “Të dua”, ndërsa propozimi i Jed-it ndaj Bardhës u cilësua si një nga momentet më emocionuese të sezonit.

Në udhëtimin romantik në Qipro, lidhja e tyre u forcua edhe më shumë, duke i bërë ata të spikasin si një nga çiftet më të dashura dhe më të qëndrueshme të këtij edicioni. Publiku i përjetoi si shembullin e një dashurie që kalon çdo kufi kulturor, gjuhësor apo personal.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Durrësi nuk zbrazet nga turistët as në fund të tetorit, Muzeu i hapur rrit interesin për historinë

Edhe pse tetori po mbyllet, turistët vijojnë të jenë të shumtë në rrugët e Durrësit, duke shijuar qytetin,...

Erjon Vishkulli i plagosur në protestë: “Nuk jam vetëm”

Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestave në Tiranë,...

Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, shqetësim për të drejtat e shqiptarëve

Pasojat e pasivizimit të adresave në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mbeten në fokusin e një hulumtimi të publicistit...

Fier/Arrestohet skifteri 30-vjeçar, vodhi në 4 biznese

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dyshuar për katër vjedhje me thyerje...