Pjesë e një grupi kriminal, kapet në Laç 40-vjeçari me katër identitete; pritet ekstradimi në Spanjë

Date:

Share post:

Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol, është arretsuar nga Operacionalja në Laç. 

Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me katër identitete Gjergj Gjoka alias Gjergj Marku, alias Gjergj Ruqja, alias Gjergji Ruqja.

Policia informon se i arrestuari ka qenë pjesë e një grupi kriminal droge në Spanjë. Ai është arretsuar me qëllim dorëzimin e tij tek autoritetet spanjolle.  

“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes”, njofton policia. 

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...