Zjarr në një pallat në Durrës, evakuohen banorët, shkrumbohet një apartament

Date:

Share post:

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu mbrëmjen e sotme një apartament në katin e pestë të një pallati në lagjen nr. 1 të Durrësit, pranë shëtitores bregdetare.

Fatmirësisht, në momentin e rënies së flakëve në banesë nuk ndodhej askush, duke shmangur kështu pasoja në njerëz. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për neutralizimin e flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë, zjarri u izolua brenda apartamentit dhe nuk u përhap në katet e tjera të pallatit 12-katësh.

Megjithatë, gjithçka që ndodhej brenda apartamentit është shkrumbuar plotësisht, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Për shuarjen e zjarrit u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse të qytetit.

Ndërkohë, është ngritur grupi hetimor që do të hetojë mbi shkaqet e rënies së zjarrit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...