Përdhunohet një vajzë italiane në plazh, 26-vjeçari kapet nga policia

Date:

Share post:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 5 shtatorit në Durrës, ku një vajzë 18-vjeçare me shtetësi italiane është dhunuar seksualisht. Policia e qytetit bregdetar ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorin pas disa orësh hetimesh intensive.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 05:25, në shezlongët e plazhit përballë një hoteli në lagjen nr. 13 të Durrësit, në Plazh, 26-vjeçari Leonardo Preza, banues në të njëjtën lagje, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj të resë italiane, duke i shkaktuar edhe dëmtime fizike.

Forcat hetimore të Krimit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës nisën menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Brenda pak orësh, Preza u lokalizua dhe u prangos në flagrancë.

Policia bën me dije se 26-vjeçari është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje.

Materialet hetimore i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ku ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14–18 vjeç”.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...