Polici i Përmetit nën hetim për marrëdhënie intime me të miturën, zbulohet skema e shantazhit

Date:

Share post:

Një efektiv i policisë në Përmet, shtetasi Artur Ago, 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra. Rasti u bë publik pas një postimi në rrjetet sociale, i cili çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), për shkak të përfshirjes së një punonjësi të uniformave blu.

Sipas burimeve hetimore, ngjarja lidhet me disa video me përmbajtje intime, të cilat kanë qarkulluar virtualisht dhe kanë përfunduar në posedim të disa shokëve të vajzës. Dyshohet se këta të rinj kanë tentuar të shantazhojnë efektivin e policisë, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve.

Deri më tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë rrethanat dhe për të përcaktuar rolin e secilit të përfshirë në këtë skandal.
Ngjarja po trajtohet me prioritet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa pritet që pas përfundimit të hetimeve të merren masa të mëtejshme ligjore.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...