Ende asnjë gjurmë nga turisti çek i zhdukur në Durrës

Date:

Share post:

Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në zonën e plazhit të Durrësit. Policia bën me dije se po kryhen kërkime intensive, ndërsa në ndihmë janë angazhuar që nga dita e parë dhe familjarët e tij.
Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë iu drejtua publikut me një thirrje për ndihmë, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e Pospisil.


Sipas familjes, ai u pa për herë të fundit më 12 shtator, të premten e kaluar, rreth orës 11:00, teksa largohej nga hoteli ku po qëndronte për një shëtitje te Shkëmbi i Kavajës. Që prej atij momenti ka humbur çdo kontakt me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Një ditë më pas, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe policia nisi kërkimet.

Ambasada dhe familja ndërkaq i bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm të kontaktojnë menjëherë me policinë shqiptare, për të ndihmuar në gjetjen e 68-vjeçarit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Shqiptarja që u ngjit në majën e sigurisë kibernetike botërore

Në një fushë ku dominon konkurrenca globale dhe ku sfidat shtohen çdo ditë, një profesioniste shqiptare ka arritur...

Gara për Prokuror të Përgjithshëm/ Pesë kandidatë synojnë postin e kreut të akuzës shqiptare. Afati për aplikim deri në mesnatë

Pesë kandidatë, 3 gra dhe dy burra, kanë shprehur interesi për pozicionin e prokurorit të përgjithshëm, për të...

Peshk i ngrirë me kimikate mbi normat e lejuara, AKU: Kthejeni në pikat e shitjes

Një sasi peshku e ngrirë me origjinë nga Turqia, i eksportuar në Shqipëri përmes Greqisë, është identifikuar me...

Cilësia e ujit përkeqësohet në tri lagunat kryesore, Butrinti bie një kategori

Ujërat e Karavastasë, Nartës dhe Butrintit, tri lagunat kryesore të monitoruara gjatë vitit 2025, janë vlerësuar në përfundim...