Tivari i tha: “Kam pasur një konflikt, nuk jam mirë”/ Akuzohet se ka ndihmuar Teilor Tivarin në vrasjen e 51-vjeçarit, avokati i Xhenis Dakolit: E mori në telefon dhe…

Date:

Share post:

Avokati mbrojtës i 27-vjeçarit Xhenis Dakoli qe u la sot në masën e sigurisë arrest në burg si bashkëpunëtor i autorit të vrasjes së Valbon Beqirit, Tejlor Tivarit, në një deklaratë për median tha se Dakoli e ka shok fëmijërie Tivarin dhe ditën e krimit e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar ta marrë nga vendi ku ndodhej afër tregut fshatar se kishte pasur një konflikt me dikë dhe nuk ishte mirë.

Sipas avokatit Denis Mekolli, klienti i tij nuk ishte në dijeni të krimit po thjesht e ka marrë dhe e ka çuar në shtëpinë e vet ku e ka prit i vëllai.
Nuk ka pasur dijeni për krimin dhe rrjedhimisht sipas avokatit akuzat për moskallzim krimi dhe përkrahjen e autorit të krimit nuk qëndrojnë, ndaj ai do e ankimojë vendimin e gjyqtarit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Arrestimi i Ermal Beqirit, SPAK kërkon ekstradimin

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për arrestimin...

Bulqizë/ Shembet galeria e kromit në Tërnovë, dyshohet për një viktimë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një galeri kromi në malin e Tërnovës të Bulqizës Dyshohet se është...

Zjarr i madh në Fushë-Arrëz, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu mesditën e së shtunës në fshatin Bardhet, njësia administrative Qafë Mali,...

35 vjet eksod shqiptar/ “Hartë memece për të mbyturit” kthen kujtesën e një drame që Mesdheu vijon ta përjetojë

Një thirrje për të mos harruar. Një homazh për jetët e humbura dhe fatet që mbetën pa përgjigje....