Amfiteatri i Durrësit bëhet skenë arti me ekspozitën “Glance off It, Sguardo Laterale”

Date:

Share post:

Amfiteatri Antik i Durrësit u kthye mbrëmjen e kaluar në një skenë arti fotografik dhe muzike, me aktivitetin mbyllës të ekspozitës së fotografit italian Fabrizio Loiacono, “Glance off It, Sguardo Laterale”. Gjatë muajit shtator, në Hamamin Mesjetar, fotografi prezantoi 16 fotografi abstrakte që tregojnë bukurinë e objekteve të zakonshme përmes një këndvështrimi krejt të veçantë.

Fotografi Loiacono shprehu emocion për mikpritjen e publikut durrsak dhe të huaj, duke thënë se instinkti është në themel të çdo punë kreative të tij.

Fabrizio Loiacono, fotograf:

“Instinkti është zjarri që ndez çdo imazh. Ndjehem i vlerësuar nga moria e turistëve dhe qytetarëve durrsakë, si dhe medias që e kanë ndjekur ekspozitën.”

Përveç fotografisë, ngjarjes i dhanë jetë edhe tingujt e violinës së Olen Çezarit, i cili shprehu shqetësimin për gjendjen e monumentit historik.

Olen Çezari:
“Kemi një perlë këtu dhe nuk dimë ta shfrytëzojmë. Kjo perla është ai magneti që thith të gjithë turistët. Ka ngelur ashtu siç ka qenë. Vetëm pak gërrmime, por në arenë jo.”

Ekspozita solli një përjetim të veçantë për publikun, duke bashkuar artin vizual dhe muzikën në një nga monumentet më të rëndësishme të qytetit bregdetar, dhe njëkohësisht duke tërhequr vëmendjen mbi nevojën për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë historike të Durrësit.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...