Incidenti në TKBO, Eva Golemi dërgohet në urgjencë. Nuk dihet kush do e zëvendësojë

Date:

Share post:

Eva Golemi rrëzohet në skenë teksa interpreton Violetën tek opera Traviata. Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos.

Në momentin final kur Violeta duhet të binte në krahët e Alfredos, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në tokë, pasi tenori meksikan Mario Rojas tregon mungesë profesionalizmi, duke mos vepruar në kohë…

Ai ndodhej disa metra larg Violetës duke mos realizuar dot skenën dhe kapjen e saj. Golemi u dërgua në spital dhe mjekët i kanë sugjeruar një pushim 10 ditor, para se të kthehet në skenë. Kështu ajo nuk do të mundet të interpretojë në skenë nesër, ndërsa nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë në këtë rol.
Sopranoja e parë e TKOBAP-së, Eva Golemi, u ngjit në skenë në rolin e Violeta Valéry.
Një rol i dashur për të, të cilin e ka interpretuar mbi 70 herë në skenat më prestigjioze brenda dhe jashtë Shqipërisë.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Rezultuan me aflatoksinë, Kroacia bllokon ngarkesën me fiq të thatë nga Shqipëria

Kroacia ka bllokuar një ngarkesë me fiq të thatë të importuar nga Shqipëria. Sipas sistemit RASFF, analizat kanë treguar...

Ministrja Klodiana Spahiu reagon për Erjon Vishkullin: “Operacioni në Romë i shpëtoi syrin të riut të plagosur në protestë”

Ministrja Klodiana Spahiu e ka cilësuar ditën si një ditë lajmesh të mira, duke lidhur miratimin në qeveri...

Gjendet i pajetë shqiptari 31-vjeçar në Itali, trupi u zbulua në një pus 10 metra të thellë

Trupi i pajetë i 31-vjeçarit shqiptar Denaldo Maxhallaku është gjetur në fund të një pusi rreth 10 metra...

Erion Veliaj transferohet në burgun e Fierit, 2 ditë pasi mbështeti protestat studentore në Serbi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është transferuar në paraburgimin e Fierit. Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit që...