Erion Veliaj ankimon vendimin në Gjykatën Kushtetuese

Date:

Share post:

Erion Veliaj ka vendosur të dërgojë në Kushtetuese shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili në fillim mori votën e këshillit bashkiak dhe më pas firmën e Këshillit të Ministrave.

Sipas kërkesës së Veliajt, çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.

“Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues.

Kushtetuta mbi ligjin! Neni 115 është filtër i detyrueshëm për çdo shkarkim.

Neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore interpretohet vetëm brenda kornizës së nenit 115 të Kushtetutës”, thuhet në ankimimin e Veliajt.

Shkarkimi i Veliajt u bë më 25 shtator me vendim të Këshillit të Ministrave, me argumentin se ai nuk ishte paraqitur në detyrë për më shumë se tre muaj, që nga arrestimi i tij më 10 shkurt.

Megjithatë, ish-kryebashkiaku ka mbajtur qëndrim të fortë se kjo masë ishte e padrejtë dhe se do të luftojë për drejtësinë në instancat më të larta.

Sipas procedurës, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, Veliaj kishte afat 15 ditë për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, gjë që ai e ka bërë duke shprehur besimin se kjo gjykatë do të rivlerësojë në mënyrë të drejtë dhe ligjore çështjen e shkarkimit.

Në pritje të vendimit të Kushtetueses, situata në Bashkinë e Tiranës mbetet në një fazë të paqartë, pasi pa e zgjidhur gjykata këtë ngërç, Tirana mbetet pa një kryebashkiak në detyrë dhe pa zgjedhje.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Aksidentohet “Cekja” i Beratit, makina e tij përplaset me atë të klerikut bektashian

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”, në kthesën e fshatit Hormovë. Automjeti që drejtohej nga aktori Sejfulla...

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...

Statistikat/ Vendet në Europë ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shiqpëria 

Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky...