Një incident është shënuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës. Një banor ka hyrë me forcë në sallën ku po zhvillohej mbledhja, duke ndërprerë punimet dhe kërkuar të drejtën e strehimit që pretendon se i është cenuar.
Sipas dëshmive nga qyteti bregdetar, qytetari ka pretenduar se banesa e tij, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkanike, është prishur për hapjen e projektit që lidh këto dy akse, por ai nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.
Situata është përshkallëzuar për pak minuta, ndërsa pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të policisë, banori është shoqëruar jashtë sallës për të mos penguar vijimin e mbledhjes.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak vijoi normalisht pas qetësimit të situatës, ndërsa pritet që rasti i banorit të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.
©️zërionline


