Vrasja e italianit në Tepelenë, gruaja e tij ortake në biznesin ‘Salaria Gaz’ të Gazmend Braçit

Date:

Share post:

Detaje të reja janë zbuluar në lidhjen e ortakërisë mes biznesmenit italian Edoardo Sarchi që u vra më 27 shtator në Tepelenë, mes familjen Braçi.

Mësohet se bashkëshortja e Sarchit, Majlinda Taga ka 50% të aksioneve në biznesin Salaria Gaz, ndërsa 50% të aksioneve i ka Gazmend Braçi, djali i Eqerem Braçit. Të dy , bashkë me djalin tjetër, Daniel, e kishin ftuar italianin në shtëpinë e tyre në Salari të Tepelenës dhe dyshohet se kishin dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur italiani u gjet i pajetë në rrugë.

Majlinda Taga rezulton edhe financiere në fabrikën “Tegola Edilcentro”, e cila prej 2023 administrohet nga Sarchi. Mësohet se Taga ia ka blerë Braçit 5% të aksioneve në vitin 2024, pra një vit më parë, me një vlerë prej 500 euro.

Sipas raportimeve fillestare, Sarchi ishte në Tepelenë për gjueti me ortakun dhe djemtë e tij. Ortaku u tha hetuesve se dikush i doli përpara automjetit të tij dhe i qëlloi. Ai shpjegoi se u përpoq t’i jepte ndihmën e parë viktimës duke nxjerrë trupin nga makina dhe më pas njoftoi policinë. Mediat shkruajnë se ambasada italiane është angazhuar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare për zbardhjen e rastit dhe po qëndron në kontakt me familjarët e Sarchit.

Ceremonia mortore ka qenë private dhe shumë kushërinj të italianit nuk kanë mundur të mbërrijnë për të marrë pjesë, ashtu siç tregoi edhe kushëriri i tij Riccardo Barbieri në një intervistë për La Repubblica. Madje, në ceremoninë mortore nuk mundi të marrë pjesë as motra e italianit Sarchi.

Dinamika e vrasjes së Sarchit është ende e paqartë dhe se nga çfarë distance është qëlluar. Ndërkohë që 4 personat e shoqëruar u lanë të lirë më 27 shtator, në të njëjtën ditë që Sarchi u gjet i pajetë në rrugë në fshatin Salari të Tepelenës. Të katërt, Eqrem Braçi me dy djemtë, Gazmend dhe Daniel, dhe bariu Armir Hitoveizi kanë dhënë dëshmi kontradiktore.

Eqerem Braçi dhe djemtë e tij pretendojnë se janë sulmuar me armë nga një person misterioz, në Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, aty ku është skena e krimit. Sulmi me armë sipas tyre ka qenë i papritur. Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Edhe bariu ka deklaruar se dëgjoi 3 të shtëna me armë. Por, Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja.

Dyshohet se Sarchi kishte dalë për gjah mesnatën e 27 shtatorit, kur u gjet i pajetë mes fshatit Salari dhe Nivicë, në një prej akseve që përshkojnë Tepelenën. Ngjarja është e mbushur me mister dhe një sërë pikëpyetjesh.

©️zërionline

spot_img

Artikuj të lidhur

Sherr me sende të forta në Tepelenë, plagosen 3 persona

Një sherr i dhunshëm me sende të forta mes disa personave ka ndodhur pas mesnate në qytetin e...

Trump njoftoi marrëveshjen, zyrtari i Bordit të Paqes: Hamasi ra dakord pas negociatash intensive!

Bordi i Paqes ka njoftuar se Hamasi ka rënë dakord me një "udhërrëfyes të detajuar" për zbatimin e...

Statistikat/ Vendet në Europë ku ka më shumë burra se gra, si renditet Shiqpëria 

Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky...

Trump: Kemi arritur një marrëveshje historike për çarmatosjen e Hamasit, Izraeli do largohet nga Gaza

Plani i armëpushimit prej 20 pikash i Trump, i shpallur vitin e kaluar, i bën thirrje grupit militant...